Në Vidimiriq, në veri të Kosovës, janë gjetur mbetjet mortore të së paku tre personave

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 19:34
Në Vidimiriq, në veri të Kosovës, janë gjetur mbetjet mortore të së paku tre personave

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas gërmimeve sot në Vidimiriq, në veri të Kosovës, janë gjetur mbetjet mortore të së paku tre personave që besohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Krahas gërmimeve në lokacione të ndryshme në Republikën e Kosovës (si: Prishtinë, Podujevë dhe Kamenicë), sot ekipet tona të IML-së dhe Policisë së Kosovës, kanë vazhduar gërmimet në lokacionin e quajtur ‘Vidimiriq’, Veriu i Kosovës. Ne kemi hasur në mbetje mortore, të së paku 3 personave, që sipas ekspertëve tonë mjekoligjorë, mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se pas ekzaminimit më të hollësishëm dhe pas konfirmimit të ADN-së do të njoftohet më me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve.

(Kosova Sot Online)