Apelohet për kujdes! Këto janë temperaturat maksimale që u shënuan sot në Kosovë

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 20:05
Apelohet për kujdes! Këto janë temperaturat maksimale që u shënuan sot në Kosovë

Sipas Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, që ka publikuar temperaturat maksimale që sot janë shënuar në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

"Këto ishin temperaturat maksimale të matura në mënyrë profesionale sot nën hije, 2m mbi nivel të tokës, në disa stacione të rrafshit të Kosovës dhe të Dukagjinit, sipas rrjetit të IHMK-s.

Kamenicë  35°C
Prishtinë    34°C
Mitrovicë   34°C
Prizren       34°C
Gjakovë     34°C
Malishevë 33°C
Istog           33°C
Pejë            33°C
Podujevë   32°C
Junik          32°C

Temperaturat të larta vazhdojnë edhe në ditët vijuese.Avullimet janë në shkallë ekstreme të lartë.
Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë.
Respekto udhëzimet e IKSHPK ! ??☀️", ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)