U quajt “idiot” nga Kusari-Lila, Uran Ismaili nesër do të mbajë një konferencë për media

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 21:49
U quajt “idiot” nga Kusari-Lila, Uran Ismaili nesër do të mbajë një konferencë për media

Në përgjimet ku është e përfshirë shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Simiqin e Listës Serbe, është përmendur edhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, përcjell "Kosova Sot Online".

Nesër, Uran Ismaili do të mbajë një konferencë për media.

”Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban të enjten konferencë për media”, ka njoftuar PDK-ja.

Në këto përgjime Kusari-Lila e ka quajtur “idiot patetik” Ismailin. 

(Kosova Sot Online)