Qalaj: Jemi humbësit më të mëdhenj në botë, e kemi kthyer KFOR’in në fuqi në Veri, iu kemi dhënë mandat

  • E.K /
  • 12 July 2023 - 22:32
Qalaj: Jemi humbësit më të mëdhenj në botë, e kemi kthyer KFOR’in në fuqi në Veri, iu kemi dhënë mandat

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se Kosova është humbësi më i madh në botë pas tensioneve në Veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Qalaj tha se "E kemi kthyer KFOR’in në fuqi në Veri, iu kemi dhënë mandat", ai shtoi se deri më tash ka pasur kompetencë vetëm për vijën kufitare me Serbinë.

”Ne jemi humbësit më të mëdhenj në botë, në këtë situatë që ka ndodhur. E kemi kthyer KFOR’in në fuqi në Veri, iu kemi dhënë mandat. Mandati i vetëm ka qenë për vijën kufitare me Serbinë. Ne tash e kemi angazhuar KFOR’in me forcat në Veri”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)