Temperaturat e larta arrijnë në Kosovë

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 07:55
Temperaturat e larta arrijnë në Kosovë

Sot në Kosovë moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme duke arritur kulminacionin në orët e mesdites dhe pasdites dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 37 ose 38 gradë Celsius.

Rekomandohet për kujdes të shtuar veçanërisht në ambientet urbane ku temperatura rritet edhe më shumë nga betonizimi.

Ndërsa, nesër dhe të shtunën parashihet të kemi ulje të lehta të temperaturave.

(Kosova Sot Online)