Gërvalla për draftin e Ramës: Nuk merret në konsideratë, nuk e kam parë draftin

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 08:00
Gërvalla për draftin e Ramës: Nuk merret në konsideratë, nuk e kam parë draftin

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është shprehur se nuk e ka parë draft-propozimin e kreut të qeverisë shqiptare të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka shtuar se një draft i tillë që është bërë pa koordinim me institucionet e Kosovës dhe nuk do tëtrajtohet dhe se nuk do të merret në konsideratë.

“Nuk e kam parë draftin, por pavarësisht se çfarë do të përmbante një draft i tillë i pakoordinuar me institucionet e Kosovës, nuk është një draft që do të trajtohet dhe do të merret në konsideratë”- tha ajo.

Ajo foli dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Ramës dhe Kurtit duke thënë:

“Unë mendoj se nëse udhëheqësit e shteteve nuk udhëhiqen nga motive personale por mendojnë se çfarë mund të bëjnë më së miri me qëllim që qytetarët e vendeve tona t’ju shërbejë qasja jonë, qëndrimi ynë, mendoj se nuk ka asnjë problem në këtë mes. Ka nevojë për pak kujdes se cilat sinjale personale, në adresa personale dërgohen në raste të tilla”.

(Kosova Sot Online)