Tërhiqet 25% e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri të Mitrovicës

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 09:16
Tërhiqet 25% e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri të Mitrovicës

25 përqind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pjesa veriore e Mitrovicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, tregoi zëdhënësi i policisë atje,Veton Elshani.

Reduktimi ka nisur të mërkurën në mbrëmje, bazuar në zotimin e Qeverisë së Kosovës dhënë BE-ja.

(Kosova Sot Online)