Rriten çmimet e produkteve për 2.8% në Kosovë

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 09:36
Rriten çmimet e produkteve për 2.8% në Kosovë

Në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që publikuan Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, thuhet se çmimet e konsumit në Kosovë janë ngritur për 2,8%, përcjell “Kosova Sot Online”.

ASK ka treguar se çmimi i perimeve është ngritur për 22,5%, mallrat shtëpiake jo të qëndrueshme për 17,8%; energjia elektrike 15,0%; pemët 11,5%; qumështi, djathi dhe vezët 10,8%; shërbimet për transport 10,0%; buka dhe drithërat 9,2%; mishi 7,7%; mobiliet dhe orenditë 5,7%; shërbimet hoteliere 5,0%; dhe kafja, çaji dhe kakao (4,0%).

(Kosova Sot Online)