Kërkesa e Serbisë për seancë për Kosovën në Këshill të Sigurimit, Vuçiq takohet me ambasadorin rus

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 10:44
Kërkesa e Serbisë për seancë për Kosovën në Këshill të Sigurimit, Vuçiq takohet me ambasadorin rus

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka takuar ambasadorin rus, Bocan Harcenka, për të folur, siç tha ai, për Kosovën.

Vuçiq tha se ka folur edhe për kërkesën për seancë në Këshill të Sigurimit të OKB-së, kërkesë të cilën Rusia e ka mbështetur.

Në njoftimin e tij në Instagram, Vuçiq pretendoi se Kosova po ushtron dhunë politike ndaj serbëve.

“E njoftova ambasadorin e Federatës Ruse, Bocan Harchenko, për dhunën politike, juridike dhe fizike që Prishtina po ushtron ndaj serbëve në Kosovë dhe se Serbia është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Pikërisht për këtë Republika e Serbisë do të kërkojë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të informuar mbarë opinionin botëror për përpjekjet për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

Siç raporton Danas, Vuçiq sot pritet të takohet edhe me ambasadorin kinez Chen Bo.

(Kosova Sot Online)