Haliti: E turpshme, njerëzit nxehen nganjëherë, por nuk u dashtë me e kriju këtë situatë asnjëra palë

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 11:53
Haliti: E turpshme, njerëzit nxehen nganjëherë, por nuk u dashtë me e kriju këtë situatë asnjëra palë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e quajti të turpshme rrahjen që ndodhi para pak minutash në Kuvendin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haliti tha se situata nuk është dashur të ndodh nga asnjëra palë.

“Për nder e turpshme… Njerëzit nxehen nganjëherë, por nuk u dashtë me e kriju këtë situatë asnjëra palë”, tha Haliti.

(Kosova Sot Online)