Lushtaku hodhi ujë në drejtim të Kurtit, Besnik Bislimi e sulmon me shishe

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 11:58
 Lushtaku hodhi ujë në drejtim të Kurtit, Besnik Bislimi e sulmon me shishe

Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje fizike në të cilën janë përfshirë disa deputet të PDK-së dhe disa ministra të Qeverisë Kurti, transmeton “Kosova Sot Online”.

Gjithçka ka filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e gjuajti pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore.

Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi shihet duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku afrohen Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

(Kosova Sot Online)