Deputeti i VV-së futet në mes të përleshjes për ta marrë në mbrojtje Kurtin

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 12:03
Deputeti i VV-së futet në mes të përleshjes për ta marrë në mbrojtje Kurtin

Para disa minutash ka eskaluar situata me përleshje fizike në Kuvend, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka ndërhyrë në përleshjen fizik.

Pas acarimit dhe përplasjes në mes të deputetit Mergim Lushtaku me Besnik Bislimin dhe Hekuran Muratin, Muja është parë që futet në mes të grumbullit të deputetëve, ministrave e sigurimit të Kuvendit në përpjekjen e tij për ta mbrojtur Kurtin.

(Kosova Sot Online)