Kurti rri i rrethuar nga mbrojtja dhe ministrat e tij

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 12:09
 Kurti rri i rrethuar nga mbrojtja dhe ministrat e tij

Në Kuvendin e Kosovës sot pati përleshje mes deputetëve dhe ministrave gjersa kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte duke folur në foltore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për momentin seanca është ndërprerë pasi kryeparlamentari Konjufca thirri policinë.

Kryeministri Kurti po qëndron në sallë i rrethuar nga mbrojtja dhe disa ministra të tij, si dhe deputetë të partisë.

(Kosova Sot Online)