Përleshja në Kuvendin e Kosovës, Berisha: Shpreh keqardhjen time të thellë

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 13:47
Përleshja në Kuvendin e Kosovës, Berisha: Shpreh keqardhjen time të thellë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar për situatën dhe përleshjen që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Berisha shprehu keqardhje për ngjarjen, ndërsa theksoi se këto skena nuk duhet të ndodhin kurrsesi në asnjë parlament.

Sali Berisha: Absolutisht, shpreh keqardhjen time të thellë për sulme fizike. Ato nuk duhet të ndodhin kurrsesi në asnjë parlament, dhe sulmet fizike nuk janë zgjidhja e kundërshtimeve midis qeverisë dhe opozitës në parlament.

(Kosova Sot Online)