Ankohet Lushtaku: Albulena Haxhiu më shtyu derisa Hekuran Murati kishte një mjet të fortë

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 14:18
Ankohet Lushtaku: Albulena Haxhiu më shtyu derisa Hekuran Murati kishte një mjet të fortë

Në një konferencë për media nga holli i Kuvendit, Partia Demokratike ka thënë se deputetët e kësaj partie u sulmuan nga ministrat e Kurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga PDK kanë thënë se aksioni i tyre ishte demokratik, e aspak i dhunshëm.

“Përballë skandalit më të madh në Kosovë aferës “Zdravo” në vend të llogaridhënies ne u dhunuam.

Deputetët e PDK-së erdhën sot në Kuvend për të kryer detyrën e zakonshme. Aksioni ynë simbolik, dhe jo i dhunshëm, irritoi Bislimin i cili më pas sulmoi me shishe. Ne ishim aty për të kryer obligimin tonë si deputet.

Ky pushtet duket se nuk e duron të vërtetën të cilën e ka shtrembëruar sa ka qenë në opozitë”, ka thënë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i përfshirë në rrahje, tha se kishte një sulm të koordinuar ndaj tij nga ministrat e VV-së.

Ai tha se do të ushtrojë padi ndaj Besnik Bislimit, Hekuran Muratit e Albulena Haxhiut.

Edhe pse mundohen me na ndalë fjalën e lirë, nuk do të mundet sepse dëshmorët e kombit kanë rënë për këtë liri. Si aksion politik, si PDK çfarë e pate edhe ju. Në këtë frymë nuk e kemi pritë që një zv.kryeministër të dhunojë demokracinë dhe të sulmojë. Shihet qartë që edhe Albulena Haxhiu ka ardhë me tentim për të më shtyrë, pastaj edhe Murati i cili ishte me një mjet të fortë. Pas kësaj edhe unë natyrisht kam reagu. Unë do të padisë këta ministra.

Ishte një sulm i koordinim dhe jo vetëm një shishe. Ata kanë qenë të gatshëm me vepru në çdo formë. Nuk ka logjikë të sulmohet nga një zv/kryeministër aksioni demokratik”, u shpreh Lushtaku. 

(Kosova Sot Online)