Serbia refuzon kërkesën e Kievit për ekstradimin e ish-oficerit të inteligjencës ukrainase

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 14:42
Serbia refuzon kërkesën e Kievit për ekstradimin e ish-oficerit të inteligjencës ukrainase

Trupi jogjykues i Gjykatës së Lartë në Nish, ka refuzuar kërkesën e Kievit për ekstradimin e ish-pjesëtarit të sigurimit ukrainas, Andrej Naumov, i dyshuar për pastrim parash, ka konfirmuar për Beta zëdhënësi i asaj gjykate, Mishko Radivojeviq.

Ai tha se, pas vendimit të Dhomës Jogjyqësore, çështja është dërguar automatikisht për shqyrtim të mëtejshëm në Gjykatën e Apelit, si shkallë më e lartë gjyqësore.

“Ligji nuk e parasheh mundësinë e ankesës, por rastet e tilla i referohen automatikisht Gjykatës së Apelit”, tha Radivojeviq.

Ish-oficeri ukrainas i inteligjencës Andrej Naumov ndodhet në paraburgim që nga qershori i vitit të kaluar dhe po ndiqet penalisht në Gjykatën e Lartë për veprën penale të pastrimit të parave, pasi më 7 qershor 2022, ai tentoi të kalonte nga Serbia në Maqedoninë e Veriut me një automjet që përmbante 608.000 euro dhe 125.000 dollarë.

Naumov u deklarua i pafajshëm para gjykatës për krimin për të cilin akuzohet nga Prokuroria e Lartë Publike.

Ai tha para gjykatës se paratë e gjetura në makinën e tij ishin marrë hua nga babai i tij nga një partner biznesi për të zgjeruar biznesin e tij privat, por se ai hoqi dorë dhe planifikoi t’i investonte paratë për të blerë një shtëpi familjare në Stamboll.

Në seancën e kaluar, Naumov kërkoi që gruaja e tij të mos dëshmojë në Gjykatën e Lartë në Nish, duke shpjeguar se do të rrezikohej siguria e saj.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase i kanë kërkuar Serbisë ekstradimin e Naumovit dhe kërkesa liston shtatë vepra të ndryshme penale, kryesisht të lidhura me krimin financiar.

(Kosova Sot Online)