Abdixhiku: Pamjet e tilla si sot në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë vendin asnjëherë
E dënojnë dhunën që sot është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Para mediave, ai ka theksuar se LDK-ja do t’i mbajë parimet e saj të demokracisë.
“Pamjet e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë vendin asnjëherë, nuk e kishin vendin as sot, nuk e kishin vendin as në të shkuarën”.
“Ne e dënojmë dhunën e sotme dhe e konsiderojmë se nuk ka vend në Kuvend, LDK-ja do të mbajë në frymën e vet themeltare identitare sjelljen e vet demokratike, si shembull i sjelljes politike në vend”, ka thënë Abdixhiku.
I pyetur se a mendon se dhuna nisi nga Besnik Bislimi, ai tha: “Këto elemente janë të qarta për të gjithë i parë goditjet, dhe sjelljet e tyre, pra dhuna është dhunë, dhe ne e dënojmë”.
(Kosova Sot Online)