Komuna e Prishtinës vendos cisternë me ujë në shesh, për të freskuar qytetarët nga vapa e madhe

  • E.K /
  • 13 July 2023 - 15:35
Komuna e Prishtinës vendos cisternë me ujë në shesh, për të freskuar qytetarët nga vapa e madhe

Komuna e Prishtinës ka vendosur një cisternë me ujë në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, për shkak të temperaturave të larta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Cisterna është vendosur në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve.

Sipas Komunës, qëllimi i vendosjes së kësaj cisterne është që të freskohen qytetarët në këto ditë me temperatura të larta.

“Për shkak të temperaturave të larta të cilat po mbretërojnë,

Kryeqyteti në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve kanë vendosë cisternë me ujë në sheshin “Skënderbeu”.

Qëllimi i vendosjes së cisternave është freskimi i qytetarëve në mënyrë që sa më lehtë t’i kalojnë këto ditë me vapë të madhe” thuhet në njoftimin e Komunës.

(Kosova Sot Online)