Hoxha - deputetëve të VV-së: A ju përfaqëson Mimoza në bisedën me Radojiçiqin e Simiqin?

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 15:38
Hoxha - deputetëve të VV-së:  A ju përfaqëson Mimoza në bisedën me Radojiçiqin e Simiqin?

Pas kthimit në seancë, e ka marrë fjalën në emër të grupit të saj parlamentar, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoxha tha se e gjithë situata e përleshjes u nxit nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Këtu gjithçka është bërë dhe është gjuajtur. Sot nuk është gjuajtur kurrgjë nga ana e opozitës. Sot u provokua me mjete demokratike e perfomative një akt dhe një qëndrim i një grupi opozitar. Apo u flladit më mirë me thënë në këtë temë të nxehtë kryeministri dhe zëvendëskryeministri. Nxitja erdhi nga zëvendëskryeministri. Ju e provokuat dhunën dhe në emër të shtjellimit të deeskalimit në veri e eskaluat situatën këtu. Kolegët tonë këtu u mbrojtën nga kolegët e juaj këtu qeveritarë. Kjo qeveri, po ju përkujtoj, nga këto foltore këtu ka thirrë që deputetëve duhet me ia ndaluar fjalën me ligj. Ministrja e Drejtësisë e ka kërkuar një gjë të tillë. Sot zëvendëskryeministri me shishe uji e goditi deputetin që nuk u mor me të. Nuk i bëri asgjë. Prandaj, nëse doni ta normalizoni situatën që e keni krijuar, ajo është çështje tjetër”, tha ajo.

Hoxha iu drejtua me pyetje kryeministrit Kurti dhe deputetëve të partisë së tij për përgjimet e shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, për bisedën me nënkryetarin e Listës Srpska, Slavko Simiq.

“Kam dy pyetje. Zotëri kryeministër, a ju përfaqëson juve zonja Kusari në diskutimin e saj me Radojiçiqin. Shumë e kam të rëndësishme me ditë. Dhe juve deputetë të pozitës a ju përfaqëson zonja Kusari me atë çka flet me Radojiçiqin dhe Simiqin”.


(Kosova Sot Online)