Gjykata vendos për vazhdim të paraburgimit edhe për dy muaj për Milun Milenkoviç

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 16:34
Gjykata vendos për vazhdim të paraburgimit edhe për dy muaj për Milun Milenkoviç

Për vazhdim të paraburgimit edhe për dy muaj për Milun Milenkoviç i njohur si “Llune”, ka vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehuri M.M, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, tha Gashi.

“Llune” u arrestua në qershor si i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri.

Për arrestimin e “Llune” kishte shkruar edhe ministri i MPB-së, Xhelal Zveçla.

”Milun Milenkovic-Llune nuk është i ri në sulmet kriminale. Jo vetëm që ai ka sulmuar KFOR-in në Zveqan kohëve të fundit, por edhe sipas autoriteteve gjyqësore dhe të sigurisë, në të kaluarën ai ka sulmuar pjesëtarët e ndërkombëtarëve. forcat. Këta kriminelë dhe veprimet e tyre duhet të dënohen nga të gjithë”, kishte shkruar Sveçla.

“Llune” akuzohet për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje”.

(Kosova Sot Online)