Për trajtimin e Besnik Berishës prononcohet SHSKUK

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 16:48
Për trajtimin e Besnik Berishës prononcohet SHSKUK

Avokati Besnik Berisha është duke marrë trajtim mjekësor në Klinikën e Kardologjisë, zyra për informim e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një përgjigje me shkrim, SHSKUK tha:

“Zpër informim ju konfirmon se po merr trajtim shëndetësor në Klinikën e Kardiologjisë”.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi për realizimin e një aksioni me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave. Në këtë aksion janë arrestuar katër persona, avokati Besnik Berisha dhe N.Xh., I.S., dhe R.C.

Prokuroria informoi se të njëjtit dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Avokati mbrojtës i Berishës, Naim Rudari, konfirmoi ndalimin e tij në kohëzgjatje prej 48 orësh.

(Kosova Sot Online)