Abazi: Komunikata e Vetëvendosjes thërret për vëllavrasje dhe destabilizim

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 13:45
Abazi: Komunikata e Vetëvendosjes thërret për vëllavrasje dhe destabilizim

Komunikatën e Vetëvendosjes në të cilën shpreh gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit pas përplasjeve fizike në Kuvend, e ka denoncuar deputeti Haki Abazi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abazi ka deklaruar që komunikata “thërret për vëllavrasje dhe destabilizim të jetës insticionale”.

Ai ka deklaruar më tej se postimi i bërë nga ish-partia e tij është “linçues, i turpshëm, i hedh benzinë situatës, tregon papjekurinë dhe mungesën e përgjegjësisë.”

Reagimet për dhunën në Kuvend kanë qenë të shumta. Për të ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, ambasadori amerikan Jeff Hovenier dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Gjatë kësaj seance, dhuna nisi kur zv. kryeministri Besnik Bislimi çkeu një pankartë të opozitës.

Image

(Kosova Sot Online)