Avokati Berisha dyshohet se ka ndërhyrë në rastin 'Brezovica'

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 17:19
Avokati Berisha dyshohet se ka ndërhyrë në rastin 'Brezovica'

Pasi me tre të tjerë: N.Xh., I.S., dhe R.C., u arrestuan nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Ushtrim ndikimi”, “Pengim i procedurës penale” dhe “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”, avokati Besnik Berisha është ndaluar për 48 orë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mbrojtësi i Berishës, avokati Naim Rudari ka thënë se pretendimet e Prokurorisë janë se ndërlidhen me rastin “Brezovica”.

Rudari tha se dyshohet se i mbrojturi i tij ka ndërhyrë në rastin “Brezovica.

“Dyshimi për veprat penale sipas Prokurorisë ka të bëjë me rastin Brezovica”, tha ai.

(Kosova Sot Online)