'Guxo' reagon ashpër pas eskalimit të situaës në Kuvendin e Kosovës

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 17:52
'Guxo' reagon ashpër pas eskalimit të situaës në Kuvendin e Kosovës

Pas konfrontimit që ndodhi sot në Kuvend mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të qeverisë Kurti, partia “Guxo” ka dalë me një deklaratë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Guxo ka dënuar sulmin ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dhunën e ushtruar sipas tyre nga PDK-ja.

Sipas tyre thuhet se ky ishte një skenar i shëmtuar që ishte planifikuar më parë.

‘Partia Guxo dënon në termat më të ashpër sulmin ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dhunën e ushtruar sot nga grupi parlamentar PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në kohën kur Kryeministri i Republikës së Kosovës, po informonte deputetët rreth shtrirjes së sovranitetit dhe ligjshmërisë në veri të vendit dhe rreth fillimit të implementimit të dakordimit me BE-në për shtensionimin e situatës në veri të vendit, deputetë të PDK-së sulmuan fizikisht Kryeministrin e vendit , ndërkohë që nuk i ndalnin as provokimet dhe fyerjet. Më pas dhuna u ushtrua edhe ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të grupit parlamentar VV/Guxo. Dukej qartë se ky veprim ishte zbatim i një skenari të shëmtuar e të planifikuar më parë” thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në reagimin e tyre thuhet se dhuna e ndodhur sot në Kuvend paraqet sulm të hapur ndaj shoqërisë demokratike dhe është e papranueshme.

(Kosova Sot Online)