Ja çfarë ju kërkon Konjufca mbrojtjes së Kurtit

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 18:20
Ja çfarë ju kërkon Konjufca mbrojtjes së Kurtit

Pas kërkesës së kryeparlamentarit Glauk Konjufca, mbrojtja e Kryeministrit Kurti  e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Konjufca pas kësaj i ka kërkuar edhe deputetëve të PDK-së që ta lirojnë foltoren e Kuvendit, por ata nuk kanë pranuar.

Deputetët e PDK-së nuk kanë pranuar propozimin e Konjufcës që të vazhdojë seanca e sotme, duke u tejkaluar çështja që paradite çoi në sulme fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së, e që kishte të bënte me audio incizimet e bisedave të Mimoza Kusarit të LV-së dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe.

Konjufca ka thënë se Grupi i Parlamentar i LV-së pajtohet që të vazhdojë seanca me pika të tjera të diskutimit dhe ka provuar të vazhdojë me to, por është penguar. 


(Kosova Sot Online)