Szunyog: Parlamenti nuk është vend për sulme fizike por për të diskutuar propozime

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 20:36
Szunyog: Parlamenti nuk është vend për sulme fizike por për të diskutuar propozime

Dhunën që ngjau sot në Parlamentin e Kosovës midis qeverisë dhe opozitës, e ka dënuar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai i quajti zhgënjyese këto skena dhe tha se në parlament nuk ka vend për sulme fizike, por duhet të mbizotërojë diskursi dhe shkëmbimi i ideve.

“Skena zhgënjyese të dhunës u panë sot në Parlament”, ka shkruar Szunyogu në Twitter.

“Parlamenti nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozime dhe politika në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë themele bazë të demokracisë”.

(Kosova Sot Online)