Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dhunën në Kuvendin e Kosovës

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 19:57
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dhunën në Kuvendin e Kosovës

Për dhunën në Kuvendin e Kosovës,  kanë shkruar mediat ndërkombëtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

”U hodhën grushta dhe kryeministri i Kosovës u lagu me ujë teksa shpërtheu një përleshje në parlamentin e vendit“, nis teksti.

Po ashtu është publkuar edhe video me përmbajtje dhune.

”Ajo erdhi pas një debati të tensionuar tre-ditor rreth trazirave në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti po i drejtohej sallës kur u shpërthyen emocionet. Një fotografi e tij u gris dhe më pas filluan luftimet“, thuhet në artikull.

(Kosova Sot Online)