Ja kush e fajëson Besnik Bislimin: Fort i paftyrë

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 20:11
Ja kush e fajëson Besnik Bislimin: Fort i paftyrë

Analisti shqiptaro-amerikan, Bleron Baraliu, i cili njihet për qëndrimet e tij pro Lëvizjes Vetëvendosje, e ka fajësuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për nxitje të dhunës në seancën e sotme të Kuvendit, ku pati përplasje fizike mes deputetëve të PDK’së dhe kabinetit qeveritar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Baraliu e ka quajtur Bislimin edhe të “pafytyrë.

“He Besnik Bislimi he lua — përveç që e nxiti pa skrupull incidentin ma të shëmtuar në histori të Kuvendit, kërcen me ftohtësi e gjuan grushta nga periferia si një imbecil i vërtetë ??. Ani thënka ‘kam IQ të naltë’ – kush t’ka rrejtë o dajë! Çu bre baj prapanicën shko ruj do lopë qaty se fort i paftyrë paske qenë! ?‍♂️”, ka shkruar Baraliu.

(Kosova Sot Online)