Kuvendi i Kosovës miraton pagën minimale që do të jetë 264 euro

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 21:13
Kuvendi i Kosovës miraton pagën minimale që do të jetë 264 euro

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punën andaj dhe është miratuar paga minimale që do të jetë 264 euro neto, pa dallim moshe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë projektligj kishte 60 vota për dhe një abstenim.

Projektligji ka qenë çështje e diskutueshme për shkak të veteranëve të cilët kërkonin që të përfshihen në pagën minimale.

Qeveria nuk ishte për këtë, duke u thirrur në listën e veteranëve që e cilësojnë të fyer.

Ndërkaq, PDK e AAK si dhe organizatat e dalura nga lufta thonin se qëndrimi i Qeverisë Kurti “është anti-UÇK”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrisë përgjegjëse për Financa, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetës dhe inflacioni eventual”, thuhet në dispozitën që përmbahet në këtë projektligj.

Amandamenetet e propozuara nga PDK dhe AAK që në këtë projektligj të përfshihen veteranët luftës, nuk janë pranuar nga mazhoranca. 

(Kosova Sot Online)