Bajrami godet Qeverinë për pagën minimale: Ky popull do t’ju ndëshkojë

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 21:43
Bajrami godet Qeverinë për pagën minimale: Ky popull do t’ju ndëshkojë

Grupi parlamentar i VV-së ka kaluar projektligjin për Pagën Minimale, i cili ishte koordinuar me Listën Serbe – duke iu referuar përgjimeve, ka deklaruar Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha e me këtë ligj veteranët mbesin jashtë, që do të vazhdojnë të marrin nga 170 euro.

Për këtë, Bajrami pati kritika për Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, duke thënë se populli do të ju ndëshkojë.

”Efekti i #AferësZdravo, veteranët mbesin pa rritje të pensionit.

Pas krejt asaj që ndodhi sot në Kuvend Vetëvendosje sapo e kaloj Ligjin për Pagën Minimale, Ligj për të cilin më herët ishin koordinuar me Radoicicin dhe Simicin. I përjashtuan veteranët e UÇK-së.  Tash e tutje paga minimale është 264 euro e pensioni i veteranit mbetet VEÇ 170 euro”.

“Çka pritet tjetër prej një qeverie ku ministri i financave i ka quajtur mercenarë ushtarët e UÇK-së e Mimoza Kusari në #AferënZdravo bënë pazare me Srpskan për veteranët. Ky popull nuk ju duron. Ky popull do t’ju ndëshkojë”, ka thënë Bajrami. 

(Kosova Sot Online)