Ja kush thotë: Kjo qeveri nuk mundet me mbijetu

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 23:03
Ja kush thotë: Kjo qeveri nuk mundet me mbijetu

Për përleshjet e sotme mes disa deputetëve e ministrave në Kuvendin e Kosovës, ka folur deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kadrijaj u shpreh se qeveria aktuale nuk mund të mbijetojë pa dhunë dhe pa probleme.

Deputetja gjithashtu tha se performanca e kësaj qeverie është zero.

“Kjo qeveri nuk mundet me mbijetu pa dhunë, nuk mundet me mbijetu pa probleme, në nëse duam ta shohim po e shohim performancën e kësaj qeveria për dy vjet e gjysëm qeverisje, e ka zero performancë”, është shprehur ajo.

(Kosova Sot Online)