Eurodeputeti gjerman shpërndan pamjet e dhunës në Kuvend: Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 07:55
Eurodeputeti gjerman shpërndan pamjet e dhunës në Kuvend: Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Martin Sonneborn e ka shpërndarë videon nga momenti i dhunës që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Politikani shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dje dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë.

“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” shkroi Sonneborn në Twitter.

(Kosova Sot Online)