Eman Rrahmani: Mimoza Kusari vjen nga një subjekt tjetër politik, nuk më përfaqëson mua

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 08:05
Eman Rrahmani: Mimoza Kusari vjen nga një subjekt tjetër politik, nuk më përfaqëson mua

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka folur në lidhje me incizimet e bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai në lidhje me këtë tha se Kusari-Lila vjen nga një subjekt tjetër politik dhe u shpreh se nuk e përfaqëson atë.

“Unë e kam pasur qëndrimin tim që Mimoza Kusari vjen prej një subjekt tjetër politik, nuk më përfaqëson mua, përfaqësimi im si deputet në Kuvend bëhet nga unë si deputet, si përfaqësues direkt në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nuk e ndjejë vetën të përfaqësuar nga një deputetet apo një deputet tjetër cilido qoftë ai”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)