Avokati kosovar: Divorcet nuk po ndodhin për shkak të tradhtisë

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 10:19
Avokati kosovar: Divorcet nuk po ndodhin për shkak të tradhtisë

Avokati, Meshari Selimaj, ka thënë se divorcet në Kosovë nuk po ndodhin vetëm për shkak të tradhtisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai shtoi se një nga arsyet kryesore të divorceve është dhe ekonomia dhe mospërshtatja në ambientin e krijuar pas lidhjes së martesës.

“Divorcet nuk po ndodhin për shkak të tradhtisë. Më shumë ka të bëjë me çështjet e mospërshtatjes në ambientin e krijuar pas lidhjes së martesës.

Ndikojnë dhe kushtet ekonomike. Kur çiftet kanë fëmijë, situata është shumë e vështirë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)