Policia e Malit të Zi arreston shtetasin e Kosovës dhe SHBA -së me urdhërtë UNMIK-ut

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 12:00
Policia e Malit të Zi arreston shtetasin e Kosovës dhe SHBA -së me urdhërtë UNMIK-ut

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka njoftuar se është arrestuar H.B. (66) në aeroportin e Podgoricës me urdhër të UNMIK-ut, shtetas i Kosovës dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai është në kërkim për të siguruar praninë e tij në procedurën penale që po zhvillohet ndaj tij me dyshimin për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit të rëndë, nxitjes së kryerjes së veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, dhënies së vendimeve kundërligjshme gjyqësore dhe mashtrimi në detyrë, legalizimi i përmbajtjes së rreme, pastrimit të parave dhe veprës penale të evazionit fiskal

(Kosova Sot Online)