Vjosa Osmani uron Macronin për Ditën Kombëtare

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 13:38
Vjosa Osmani uron Macronin për Ditën Kombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj francez, Emmanuel Macron për Ditën Kombëtare të Francës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shkrur se lidhjet që kanë Kosova dhe Franca demonstrojnë angazhimin per të forcuar partneritetin.

“Urime të sinqerta Presidentit Emmanuel Macron dhe miqve dhe aleatëve tanë francezë për festën e 14 korrikut. Lidhjet e forta midis dy vendeve të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta demonstrojnë angazhimin tonë të vazhdueshëm për të forcuar partneritetin tonë në rritje”, ka shkruar Osmani në Twitter.

(Kosova Sot Online)