Protestë kundër koordinimit me Radojçiqin nesër në Prishtinë

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 14:17
Protestë kundër koordinimit me Radojçiqin nesër në Prishtinë

Një grup i qytetarëve ka thirrur protestë për nesër në Prishtinë në orën 18: 00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një njoftim, i cili po shpërndahet në rrjete sociale, thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Millan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim se do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila që ta dorëzojë mandatin e deputetes.

“Mioza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)