Aliu: Ka përfunduar përmbi 70% të punimeve për ndërtimin e autostradës së Gjilanit

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 15:48
Aliu: Ka përfunduar përmbi 70% të punimeve për ndërtimin e autostradës së Gjilanit

Ministri, Liburn Aliu ka njoftuar se ka përfunduar 70% e punës në ndërtimin e autostradës së Gjilanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aliu shtoi se autostrada e Gjilanit shumë shpejtë do të bëhet realitet, për ta gëzuar të gjithë qytetarët e vendit dhe të rajonit.

“Të dashur qytetarë, tani kanë përfunduar përmbi 70% të punimeve për Ndërtimin e Autostradës së Gjilanit.Paralelisht, po zhvillohen punime në të 8 (LOT-et) e kontratave ekzistuese, ku po punohet maksimalisht për Finalizimin e Autostradës.Autostrada e Gjilanit shumë shpejtë do të bëhet realitet, për ta gëzuar të gjithë qytetarët e vendit dhe të rajonit”, ka shkruar Aliu.

(Kosova Sot Online)