Nëna mbyt fëmijën e saj 1 vjeç në këtë vend

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 16:11
Nëna mbyt fëmijën e saj 1 vjeç në këtë vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një qytet të Italisë, Pavia, ku një 45-vjeçare, ka mbytur djalin e saj 1-vjeçar, Luca, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 operatorë, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të konstatojë vdekjen e 1-vjeçarit. Pas ngjarjes, 45-vjeçarja u transportua në spitalin Poliklinik San Matteo për kontrolle dhe më pas u shtrua në psikiatri. 

Në momentin e tragjedisë, 45-vjeçarja kishte vetëm një orë që ishte e vetme së bashku me djalin e saj, pasi partneri i saj ishte larguar për të shkuar në punë. Rreth orës 09:00 gjyshja e djalit ka mbërritur në shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Për fat të keq 1-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Nëna e djalit ka pranuar vrasjen e djalit të saj, e cila tashmë po mbahet në paraburgim. Sipas raportimit të policisë, për momentin ajo është në gjendje shoku dhe sapo të jetë në gjendje të mirë do të merret në pyetje.

(Kosova Sot Online)