Ja kush thotë se s’do t’i lë deputetët të hyjnë në Kuvend

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 16:13
Ja kush thotë se s’do t’i lë deputetët të hyjnë në Kuvend

Protestën e nesërme të shoqërisë civile, që është paraparë të nisë nga ora 18:00, do ta përkrahë Organizata e Veteranëve të Luftës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

OVL e UÇK-së mbajti një mbledhje ku bëri të ditur se një protestë tjetër do ta organizojnë edhe vetë ditëve të vazhdim.

Ata paralajmëruan se do t’i bllokojnë seancat e Kuvendit dhe nuk do t’i lënë deputetë që të hyjnë brenda kur ka seanca në të ardhmen.

Kjo pasi qeveria nuk i ka përfshirë veteranët në pagën minimale që u votua në lexim të dytë mbrëmë.

(Kosova Sot Online)