Mujka dhe Muzliukaj ndalohen për 48 orë si të dyshuar për korrupsion

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 17:10
Mujka dhe Muzliukaj ndalohen për 48 orë si të dyshuar për korrupsion

Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj janë arrestuar sot gjatë ditës nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy personat të ndaluar, të pandehurit Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

Me këto veprime, të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)