Policia qëllon për vdekje 55-vjeçarin shqiptar

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 20:20
Policia qëllon për vdekje 55-vjeçarin shqiptar

Një 55-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar nga karabinierët me armë zjarri.

Mediet italiane bëjnë me dije se 55-vjeçari identiteti i të cilit nuk dihet, nuk kishte pranuar që të ndalonte në një postbllok policie dhe përplasi një karabinier.

Më pas ai u qëllua 4 herë nga një karabinier tjetër. Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital, ku humbi jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sacra Famiglia, Padova ku jeton ish-gruaja e shqiptarit.

(Kosova Sot Online)