Serwer jep një propozim të ri për Kurtin dhe Vuçiqin

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 20:57
Serwer jep një propozim të ri për Kurtin dhe Vuçiqin

Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që mosmarrëveshjet e tyre t’i zgjidhin nëpërmjet Procesit të Berlinit, ka deklaruar, profesori amerikan, Daniel Serwer, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pasi që sipas tij, mekanizmat tjerë nuk po prodhojnë rezultatet e pritura.

Serëer ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë dështuar edhe një herë që ta arrijnë një marrëveshje nëpërmjet Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Prandaj, për Serwer, dialogu duhet të transferohet aty ku mund të jetë më produktiv

“Asnjë marrëveshje ‘finale’ nuk shihet në horizon. Kjo është ajo që dialogu bilateral supozohej se do të prodhonte. Kështu që, koha është që dialogu Serbi/Kosovë të vendoset aty ku mund të jetë produktiv. Procesi i Berlinit është vendi i duhur. Në një kontekst multilateral ku Berlini luan një rol të rëndësishëm, që të dy, Kurti dhe Vuçiq mund të luajnë më mirë”, ka shkruar profesori amerikan.

(Kosova Sot Online)