Kurti: Pas mesnatës shteti ishte i zgjuar dhe në punë të vështirë

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 22:03
Kurti: Pas mesnatës shteti ishte i zgjuar dhe në punë të vështirë

Pas mesnatës punimet që po bëhen në rrugën Prishtinë-Podujevë, kryeministri Albin Kurti ka inspektuar mbrëmë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Disa pamje nga vizita i ka publikuar në Twitter, ku ka thënë se janë bërë investime rekord në infrastrukturë në tremujorin e dytë të këtij viti.

“Pas mesnatës së mbrëmshme, shteti ishte i zgjuar – dhe në punë të vështirë. Ndërtimi ka vazhduar me shpejtësi në rrugën Prishtinë-Podujevë. Kosova është e freskët pas investimeve rekord në infrastrukturë në tremujorin e dytë. Megjithatë ka ende shumë më tepër që do të ndërtojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, para tri ditësh, Kurti është takuar me pronarët e kompanive që ndërtojnë rrugë, të cilëve u kërkoi që të ekzekutojnë punët edhe gjatë natës, gjatë stinës së verës.

(Kosova Sot Online)