Bugajski: Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë Lajçak dhe Escobar kanë dështuar

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 22:40
Bugajski: Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë Lajçak dhe Escobar kanë dështuar

Procesi i normalizimit është një ‘farsë’ dhe se emisarët e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë, ka deklaruar njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Janusz Bugajski, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bugajski ka potencuar se procesi i normalizimit është një ‘farsë’ dhe se emisarët e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë.

Sipas tij, pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, emisarët kanë dështuar në detyrat e tyre.

 “Faleminderit Ministres së Punëve të Jashtme që thoni të vërtetën: procesi i “normalizimit” është një farsë pasi të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së kanë humbur besueshmërinë e tyre. Pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ata kanë dështuar në punën e tyre”, ka shkruar Bugajski.

(Kosova Sot Online)