Mbledhja e mbrëmshme orëve të vona e Qeverisë, këto janë dy vendimet e vetme që u morën

  • S.A /
  • 15 July 2023 - 08:41
Mbledhja e mbrëmshme orëve të vona e Qeverisë, këto janë dy vendimet e vetme  që u morën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëme një mbledhje në mënyrë elektronike, ku ka marrë dy vendime.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.).

Vendimi tjetër është miratimi i kërkesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000.00 € (dyqind e shtatëdhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës në të cilën u morën dy vendime:

U miratua vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.).

U miratua kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000.00 € (dyqind e shtatëdhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).

(Kosova Sot Online )