Pësoi atak kardiak pasi hyri në lumë për t’u larë, vdes 29-vjeçari shqiptar në Itali

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 12:11
Pësoi atak kardiak pasi hyri në lumë për t’u larë, vdes 29-vjeçari shqiptar në Itali

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në lumin e Montone në Portico të Italisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I riu Aldi Marku, kishte shkuar me miqtë në zonë dhe sapo ka hyrë në ujin e akullt, i riu ka pësuar atak kardiak.

Miqtë e kanë nxjerrë nga lumi dhe kanë dhënë menjëherë alarmin, duke telefonuar 118 për të ndërhyrë në vend edhe me helikopterin e shpëtimit, por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)