Haradinaj: Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që një luftëtar nuk e pranon përbuzjen

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 15:06
Haradinaj: Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që një luftëtar nuk e pranon përbuzjen

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e të veteranëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Daut Haradinaj ka thënë se mbrojtja e vlerave të luftës është obligim moral i secilit.

Haradinaj ka shtuar se protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

“Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që një luftëtarë ( veteran) nuk e pranon përbuzjen dhe aq më tepër tek armiqtë e lirisë dhe të shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj.

“Bashkë me shumë miq do të jemi prezentë në shesh në ora 18:00. Protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, prandaj ju bëjë thirrje pa dallim partie të dalim së bashku në mbrojtje të vlerava tona më të çmuara”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)