Memli Krasniqi në Hagë viziton Thaçin e Veselin: Ata janë krenaria jonë, dielli do të lind përsëri!

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 16:03
Memli Krasniqi në Hagë viziton Thaçin e Veselin: Ata janë krenaria jonë, dielli do të lind përsëri!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po qëndron sot në Hagë për vizitë tek krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi ka treguar se ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Krasniqi ka shkruar se i ka vizituar Thaqin dhe Veselin për t’ja shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik.

“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri!”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)