Dy kosovaret që jetojnë në Finlandë në protestën e sotme: Dolëm t’i mbështesim ata që luftuan për Kosovën

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 17:39
Dy kosovaret që jetojnë në Finlandë në protestën e sotme: Dolëm t’i mbështesim ata që luftuan për Kosovën

Dy vajza kosovare të cilat jetojnë në Finlandë do të marrin pjesë në protestën e sotme të thirrur nga Veteranët e cila do të mbahet në orën 18:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ato kanë thënë se kanë dalë në protestë për t’i mbështetur ata që kanë luftuar për Kosovën.

Këto dy vajza të reja e kanë pasur të vendosur nga një flamur në shpinë, njëra të UÇK-së dhe tjetra atë të Kosovës, ku edhe e kanë bërë simbolin e shqiponjes me duar.

(Kosova Sot Online)